Dashuria për përfaqësuesen s’ka fund, tifozët shkojnë ta përkrahin Kosovën në Çeki edhe pa pasur bileta

Dashuria për përfaqësuesen s’ka fund, tifozët shkojnë ta përkrahin Kosovën në Çeki edhe pa pasur bileta

Sport November 14, 2019 - 11:01
Detajet

Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020, shkruan zeri.info

“Dardanët” do të përballen në udhëtim te Çekia, ndeshje kjo që do të fillojë nga ora 20:45.

Përkrahja për verdhekaltrit në Plzen është e madhe, derisa tifozët kosovarë kanë udhëtuar drejt Çekisë edhe pa pasur bileta fare.

Image

"Kemi ardhur nga Londra për ndeshjen e sotme, edhe pse nuk kemi fare bileta. Po shpresojmë deri në mbrëmje do të gjemë bileta. Jemi këtu për ti treguar Evropës që jemi njerëz të kulturuar dhe që e duam vendin tonë" ka thënë Burim Bërbatovci që jeton në Londër për “Zëri.info”.

“Jemi 40 veta pa bileta. Kemi udhëtuar nga Londra për ta përcjellë ndeshjen. Dhe presojmë të jemi në stadium. Edhe nëse nuk jemi dashuria për vendin është e madhe por gjithsesi duam të jemi në stadium", është shprehur Mentor Isufi.

Këta tifozë kanë thënë për “Zëri.info” se ata do të vijnë edhe në Kosovë për ndeshjen kundër Anglisë, edhe pse as për këtë ndeshje nuk posedojnë bileta./Zëri

Image

Image