Shqipëria e sfidon sonte Andorrën në

Shqipëria e sfidon sonte Andorrën në "Elbasan Arena"

Sport November 14, 2019 - 11:25
Detajet

Kombëtarja e Shqipërisë sonte e zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian "Euro 2020".

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja, nga 20:45 në "Elbasan Arena" do ta sfidojnë Andorrën, ndeshje në të cilën do të kërkojë fitore.

Shqipëria katër ditë më pas në stadiumin e ri "Air Albania" në Tiranë, e zhvillon ndeshjen e fundit në këto eliminatore ndaj Francës.

Shqipëria tashmë i ka humbur gjasat për kualifikim./Zëri