A do të luajë Sterling ndaj Kosovës? Flet Southgate

A do të luajë Sterling ndaj Kosovës? Flet Southgate

Sport November 14, 2019 - 11:36
Detajet

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate ka thënë se Raheem Sterling do të rikthehet në skuadrën e tij për ndeshjen kundër Kosovës të dielën, transmeton zeri.info

Sterlingu u la jashtë kombëtares angleze për takimin e sotëm që “Tre Luanët” e zhvillojnë ndaj Malit të Zi.

Kjo pasi 24-vjeçari ishte përfshirë në një zënkë me mbrojtësin e Liverpoolit, Joe Gomez.

Sidoqoftë, duket se ndëshkimi për Sterlingun do të vlejë vetëm për ndeshjen me Malin e Zi, pasi që ai do të jetë në skuadër për ndeshjen me Kosovën.

“Po. Pa e ditur se çka mund të ndodh në ndeshjen e nesërme (sot kundër Malit të Zi) dhe çdo gjë tjetër, besoj se kjo do të ndodhë”, tha Southgate dje në konferencën për shtyp, duke iu referuar gjasave që Sterlingu të startojë kundër “Dardanëve”.

Kosova e pret Anglinë të dielën prej orës 18:00.

Ndërkohë, sonte verdhekaltrit do të përballen ndaj Republikës Çeke prej orës 20:45./Zëri