Nipi i Gani Sejdiut shënon në ndeshjen kualifikuese të Finlandës U-19

Nipi i Gani Sejdiut shënon në ndeshjen kualifikuese të Finlandës U-19

Sport November 14, 2019 - 11:40
Detajet

Futbollisti i talentuar nga Kosova, Arlind Sejdiu, ka realizuar gol në ndeshjen kualifikuese të Finlandës U-19, e cila e mposhti Danimarkën me rezultat 2:1, raporton Zëri.info.

Sejdiu e shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 51-të.

Arlindi, i cili është nipi i trajnerit të mirënjohur nga Mitrovica, Gani Sejdiu, në këtë  ndeshje luajti 74 minuta derisa u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 61-të.

Sejdiu është 18-vjeçar dhe luan si sulmues në kampionatin e Finlandës me Honkan.

Në grup me Finlandën dhe Danimarkën, janë edhe Franca dhe Ishujt Faroe. /Zëri.info

Image