Mediumi zviceran shkruan për Kosovën: ‘Të gjithë duhet ta bëjnë lojën e jetës së tyre’

Mediumi zviceran shkruan për Kosovën: ‘Të gjithë duhet ta bëjnë lojën e jetës së tyre’

Sport November 14, 2019 - 13:14
Detajet

Kosovës i nevojitet një fitore sonte për të qëndruar në garë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, shkruan “Blick”, transmeton zeri.info

Kosova në Kampionatin Evropian? Në një grup me Anglinë dhe Republikën Çeke? Thuajse e paimagjinueshme.

Do të ishte një ekran i madh, me shumë lojtarë dhe ish-lojtarë të Superligës zvicerane.

Mbi të gjitha, trajneri Bernard Challandes.

Ekipi i tj duhet të fitojë sot në Plzen, kundër ekipit të ish-portierit të Baselit, Tomas Vaclik, që tani ruan portën e Sevillas.

Një fitore nuk është e mjaftueshme për Kosovën. Një tjetër pikë ndaj Anglisë do të ishte e nevojshme për kualifikim. E vështirë, por jo e pamundur.

“Këto dy ndeshje janë për ne si të ngjisësh K2 apo Malin Everest. Dhe në katër ditë dhe pa oksigjen. Të gjithë duhet ta luajnë ndeshjen e jetës së tyre. Nëse del, do të ishte një mrekulli”, ka thënë Challandes./Zëri

Image