Qeqa e 'zbulon' rezultatin e ndeshjes Çeki - Kosovë

Qeqa e 'zbulon' rezultatin e ndeshjes Çeki - Kosovë

Sport November 14, 2019 - 16:18
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen më të rëndësishme që prej pranimit në instancat më të mëdha të futbollit FIFA dhe UEFA.

Në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, “Dardanët” do të përballen në një ndeshje jetike me Republikën e Çekisë, raporton Zëri.info.

Ndeshje e vlefshme për grupin A do të vendosë fatin e të dyja skuadrave për një kualifikim eventual në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Momentalisht, në grupin A, Çekia zë vendin e dytë me 12 pikë, kurse Kosova renditet në vendin e tretë me 11 sosh.

Ndeshjen në fjalë është duke e pritur me entuziazëm edhe njëra prej komentatoreve më të mira në Kosovë Qëndresa Krelani, e njohur ndryshe si ‘Qeqa’.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ‘Qeqa’ ua ka përkujtuar çekëve rezultatin e ndeshjes së parë të zhvilluar në Prishtinë, të cilën e fitoi Kosova me rezultat 2:1.

“Veq thash t'ia rikujtoj Çekise si ishte rezultati heren e fundit”, ka shkruar ‘Qeqa’./Zëri.info