Skandaloze: E pabesueshme çfarë shkruajnë mediat serbe pas humbjes së Kosovës nga Çekia

Skandaloze: E pabesueshme çfarë shkruajnë mediat serbe pas humbjes së Kosovës nga Çekia

Sport November 14, 2019 - 23:25
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje të hidhur nga Republika çeke në ndeshjen e parafundit eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, djelmoshat e Bernard Challandes janë mposhtur me rezultat 2:1 nga çekët në 'Doosan Arena', shkruan Zëri.info.

Atdhe Nuhiu shënoi për Kosovën, ndërsa Kral dhe Celustka shënuan për vendasit.

Image

Pas ndeshjes, kanë shkruar edhe mediat serbe për dështimin e Kosovës sonte në Plzen dhe kualifikimin e Republikës çeke në 'Euro 2020'.

"Kosova është Serbi. Tifozët çekë brohorasin me flamujt tanë në ndeshjen me mysafirët nga Prishtina", ka shkruar 'Kurir.rs' në mënyrë skandaloze pas ndeshjes.

Ndeshjen në fjalë e ka mediumi 'Telegraf.rs', duke iu gëzuar fitores së Çekisë.

Image

"Fitorja e Republikës çeke kundër të ashtu-quajturës Kosovë për t'u kualifikuar në 'Euro 2020", ka shkruar mediumi në fjalë në mes të tjerash.

Kurse, mediumi tjetër serb 'Blic.rs' ka shkruar në mes të tjerash:

"E ashtu-quajtura Kosovë 'vdes' nga Çekia. Ata kishin 20 minuta në 'xhep' për kualifikim".

Kështu, Kosova numëron dy humbje, dy barazime dhe tri fitore pas shtatë ndeshjeve eliminatore në 'Euro 2020'.

Me këtë humbje, është shuar edhe ëndërra për kualifikim në 'Euro' përmes eliminatoreve, pasi momentalisht renditet në vendin e tretë me 11 pikë, katër më pak se vendi i dytë Çekia./Zëri.info

Image