Challandes pyetet se pse nuk i ka bërë ndërrimet më herët, reagim i tij është interesant

Challandes pyetet se pse nuk i ka bërë ndërrimet më herët, reagim i tij është interesant

Sport November 15, 2019 - 00:37
Zbuloni detajet

Është shuar ëndrra e Kombëtares së Kosovës për të prekur Kampionatin Evropian, përmes kualifikueseve të Euro 2020.

Dardanët janë mposhtur në ‘Doosan Arena’ të Plzen, në një ndeshje ku u dominuan nga kundërshtari i tyre, Çekia.

Në konferencën e organizuar për media pas ndeshjes, përzgjedhësi Bernard Challandes është pyetur se pse nuk i ka bërë ndërrimet më herët.

"Ndërrime, ndërrime, ndërrime. Gazetarët gjithmonë kërkojnë ndërrime, por besoj se nuk do të kishte ndonjë diferencë të madhe. Çfarë do të ndodhte nëse do t'i ndërronim te lojtarët te rezultati 1:0. Zëvendësimet kokë me kokë nuk besoj se do të kishim ndikim të madh pasi Çekia ka bërë lojë të fortë dhe agresive. Nuk mund të ankohem të lojtarët e mi. E vetmja gjë që nuk më ka pëlqyer ka qenë mungesa e kurajos të lojtarët për të treguar më shumë", ka thënë Challandes, përcjell Zëri.info.

Ky rezultat i siguron Çekisë biletën për Euro2020, pasi tashmë ata numërojnë 15 pikë, katër më shumë sesa Kosova, me një ndeshje të mbetur.

Anglia prinë grupin me 18 pikë të grumbulluara. Kosova luan ndeshjen e radhës me Anglinë. /Zëri.info