Bucks triumfojnë ndaj Bulls

Bucks triumfojnë ndaj Bulls

Sport November 15, 2019 - 08:20
Detajet

Milwaukee Bucks e ka gjetur fitoren e dytë radhazi dhe të tetën në këtë fillim të edicionit të ri në NBA, duke triumfuar në shtëpi ndaj Chicago Bulls me shifrat 124:115, transmeton zeri.info

Giannis Antetokounmpo ishte më meritori në triumfin e Bucks, duke realizuar dyshifror të dyfishtë me 38 pikë dhe 18 kërcime.

Ndërkohë, për vendasit u dallua Eric Bledsoe, i cili realizoi 31 pikë.

Në anën tjetër, te Bulls më të dalluarit në këtë takim ishin Coby White me 26 pikë dhe Zach LaVine me 25 sosh.

Rezultatet: Cleveland – Miami 97:108, Milwaukee – Chicago 124:115, New Orleans – LA Clippers 132:127, New York – Dallas 106:103, Phoenix – Atlanta 128:112, Denver – Brooklyn 101:93.