E zbulon trajneri i LA Galaxyt: Ibra dëshiron ta mbyllë karrierën në këtë vend

E zbulon trajneri i LA Galaxyt: Ibra dëshiron ta mbyllë karrierën në këtë vend

Sport November 15, 2019 - 08:35
Detajet

Trajneri i LA Galaxyt, Guillermo Barros Schelotto thotë se Zlatan Ibrahimovici dëshiron ta mbyllë karrierën e tij në Itali, transmeton zeri.info 

Ish-reprezentuesi suedez zbuloi të mërkurën se ai nuk do ta vazhdojë kontratën e tij me klubin amerikan, ku ishte transferuar nga Manchester Unitedi në vitin 2018.

Ish-sulmuesi i Paris Saint-Germainit është lidhur me një rikthim në Evropë, me disa prej raportimeve që thonë se ish-klubi i tij, Milan është favoriti për të nënshkruar me të.

Napoli, Bologna dhe Roma gjithashtu janë përmendur si destinacione të mundshme për sulmuesin.

I pyetur për të ardhmen e Ibrahimovicit, Schelotto u shpreh: “Ai nuk e di se çfarë do të bëjë tani. Ai është një lojtar i mrekullueshëm, por unë nuk e di se cili do të jetë hapi i tij i radhës – ndoshta ai do ta përfundojë karrierën e tij me Napolin apo Milanin. Nuk e di se ku do të shkojë, por ai e meriton dhe dëshiron ta përfundojë karrierën e tij në Itali”./Zëri