Prej situatës me valixhe në duar, të kthyer në lojtarë të rëndësishëm

Prej situatës me valixhe në duar, të kthyer në lojtarë të rëndësishëm

Sport November 15, 2019 - 09:50
Detajet

Ndonëse në klubet evropiane në verën e kaluar priteshin shumë largime, futbollistët në fjalë vendosën të qëndronin derisa shumë prej tyre janë treguar edhe të rëndësishëm në planet e trajnerëve, shkruan sot, gazeta "Zëri". 

Në fillim të çdo edicioni ka lojtarë që nuk janë në plane të klubeve dhe hidhen në mënjanë nga trajnerët, sepse konsiderohen të tepër. Këta lojtarë shpesh shiten ose huazohen gjatë afatit kalimtar, por jogjithmonë largohen. Këtë edicion kanë qenë disa emra, të cilët kanë qenë të lidhur me lëvizje, por të cilët kanë mbetur në ekipet që ishin dhe shumë prej tyre janë gjetur mirë. Vetëm në Real Madrid kemi pasur të bëjmë me dy lojtarë, për të cilët botërisht është ditur se nuk pëlqehen në asnjë mënyrë nga trajneri Zinedine Zidane. Trajneri francez kishte shikuar në çdo mënyrë që t'i shiste të dy futbollistët, por që nuk ia kishte dalë në fund. Por të dy futbollistët treguan potencialin e tyre të jashtëzakonshëm këtë edicion, derisa në shumë ndeshje janë treguar vendimtarë.

Në situatë pothuajse të njëjtë te Barcelona ishte edhe mesfushori nga Kili Arturo Vidal. Pavarësisht një edicioni të mirë vitin e kaluar, Vidal ishte lidhur gjatë gjithë verës me një largim pas ardhjes së Frenkie de Jongut. Megjithatë në fund klubi vendosi ta mbajë Vidalin, derisa trajneri Ernesto Valverde, nga ana tjetër, e pranon se lojtari sjell diçka ndryshe nga opsionet e tjera që i ka në atë pozicion. Angel Correa ka qenë gjithmonë i preferuari i trajnerit Diego Simeones, por ai dukej i vendosur për një kalim te AC Milan. Transferimi nuk ndodhi pasi Atletico Madrid nuk mund të nënshkruante me Rodrigo Morenon, i cili është akoma në “Mestalla”.

James Rodriguez

Pasi u dha për dy vjet huazim në Bayern Munich, James Rodriguez duket se e ka gjetur veten në Real Madrid. Ai ka qenë brenda skuadrës në shumë ndeshje me Zinedine Zidanen, pasi me cilësinë e tij e ka detyruar trajnerin francez ta fusë në lojë. Vetëm dëmtimi dhe mungesa e tij pas lindjes së fëmijës e kanë ndalur përparimin e tij së fundmi.

Gareth Bale

Sa për Gareth Balen, marrëdhënia e tij me Zidanen dukej se u rregulla pas asaj që ndodhi në verë. Ai e kërkoi largimin, por klubi nga “Santiago Bernabeu” nuk arriti t’i marrë paratë që i kërkonte. Ai është dëshmuar të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Los Blancos këtë edicion. Sidoqoftë, një tjetër mungesë misterioze së fundmi ka bërë që ai të kthehet sërish në temë.

Arturo Vidal

Me një mesfushë të fortë dhe të forcuar në afatin kalimtar të verës dukej se koha e Arturo Vidal në Barcelona nuk ishte e gjatë. Ernesto Valverde, nga ana tjetër, e pranon se lojtari sjell diçka ndryshe nga opsionet e tjera që i ka në atë pozicion. Aftësia e tij për të arritur në zonën e penalltisë, harkimet dhe lufta për të kthyer topin e kthen si lojtar ideal dhe mund të luajë së bashku me Frenkie de Jongun dhe Arthur Melon.

Angel Correa

Argjentinasi ka qenë gjithmonë i preferuari i Diego Simeones, por ai dukej i vendosur për një kalim te AC Milani.

Transferimi nuk ndodhi pasi Atletico Madrid nuk mund të nënshkruante me Rodrigo Morenon, i cili është akoma në Mestalla. Correa ka përfituar nga një shans i dytë dhe shpesh pjesë e formacionit të fillimit, duke ndihmuar edhe me gola të rëndësishme.

Ruben Sobrino

Valencia e solli atë në Mestalla nga Alaves në janar për konkurrencë. Atij nuk i është edhe aq mundësia që do të kishte dashur. Sidoqoftë, me mungesën e Rodrigo dhe Kevin Gameiro, tani edhe Maxi Gomez, ai po luan dhe po shënon.

Nolito

Sulmuesi e filloi sezonin pa të ardhme në Sevilla, por tani ai është lojtar startues me Julen Lopeteguit. Ai ka shënuar dy herë deri më tani këtë sezon dhe me siguri do të luajë më shumë në ndeshjet në vijim./Zëri