Kapiteni i Çekisë flet pas kualifikimit: Treguam forcën tonë

Kapiteni i Çekisë flet pas kualifikimit: Treguam forcën tonë

Sport November 15, 2019 - 10:30
Detajet

Republika Çeke e siguroi mbrëmë kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit 2020, shkruan zeri.info

Çekët triumfuan 2:1 ndaj Kosovës për të siguruar pozitën e dytë në grupin A dhe kualifikimin në Evropian.

Kapiteni i përfaqësuese çeke, Vladimir Darida ka thënë se ekipi i tij tregoi forcë dhe mentalitet pozitiv për të triumfuar.

“Ne të gjithë donim një gjë: të fitojmë. Neve na u desh një punë e madhe, por e bëmë! Ne e treguam forcën tonë dhe mentalitetin pozitiv sot (dje). Ndjesia është kënaqësi e pastër”, ka thënë ai./Zëri