Mbrojtësi çek flet për golin e dytë ndaj Kosovës: Isha me fat

Mbrojtësi çek flet për golin e dytë ndaj Kosovës: Isha me fat

Sport November 15, 2019 - 10:48
Detajet

Republika Çeke e siguroi mbrëmë kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit 2020, shkruan zeri.info

Çekët triumfuan 2:1 ndaj Kosovës për të siguruar pozitën e dytë në grupin A dhe kualifikimin në Evropian.

Mbrojtësi i përfaqësueses çeke, Ondrej Celustka ka treguar se ishte me fat në rastin e golit të dytë.

“Ne krijuam shumë raste dhe duhej të kishim durim dhe të besonim. Goli im? Unë nuk shënoj shumë, kështu që jam shumë i lumtur. Isha me fat. Doja ta godisja direkt topit te Alex Kral, por e goditi gjurin tim. Ishte i çmendur, por hyri brenda”, u shpreh Celustka./Zëri