Kthehen ‘Dardanët’, sot zhvillojnë stërvitjen e parë para ndeshjes me Anglinë  

Kthehen ‘Dardanët’, sot zhvillojnë stërvitjen e parë para ndeshjes me Anglinë  

Sport November 15, 2019 - 11:08
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës u mposht mbrëmë ndaj Çekisë në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian, duke humbur gjasat për kualifikim nga kjo kampanjë, shkruan zeri.info

Por, verdhekaltrit do të luajnë edhe një ndeshje të fundit në kuadër të grupit A të kualifikimeve.

Të dielën Kosova do ta presë në “Fadil Vokrri” Anglinë.

Pas rikthimit të ekipit në Kosovës, sot “Dardanët” do të mbajnë një stërvitje në orën 18:00.

Kujtojmë se Kosova ëndrrën për kualifikim në Evropian tash do ta kërkojë përmes Ligës së Kombeve në muajin mars./Zëri