Debutoi mbrëmë me Shqipërinë, këto janë fjalët emocionuese të Taulant Seferit

Debutoi mbrëmë me Shqipërinë, këto janë fjalët emocionuese të Taulant Seferit

Sport November 15, 2019 - 11:22
Detajet

Taulant Seferi debutoi mbrëmë me kombëtaren shqiptare në barazimin 2:2 ndaj Andorrës, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian, shkruan zeri.info

Seferi u inkuadrua në lojë në minutën e 73-të, duke e zëvendësuar Ylber Ramadanin.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Seferi ka thënë se këtë gjë e kishte ëndërruar qysh prej fëmijërisë.

Ky është postimi i Seferit:

Mbrëmjen e 14 nëntorit s’do e harroj sikur mbrëmjen e 15 nëntorit ku festoj ditëlindjen time! Bëra debutimin tim të ëndrrave me zemër të plot dhe me zemër Kuq e Zi. Mundem të them se jam krenar që mbroj këto ngjyra, jam krenar që kam në krah tifozët KUQ E ZI që më mbështetën deri në ketë moment. Ju faleminderit gjithëve për përkrahjen! Ju faleminderit dhe atyre që më besuan dhe që ma mundësuan ta përjetoj atë ndjenjë që un e pres qysh nga fëmijëria! Kam shumë për të thënë, por nga emocionet që kam do e mbyll me kaq. Me respekt Taulant Seferi!