Sulmuesi i klubit anglez mungon në stërvitje, shkak bëhet therja e një lope

Sulmuesi i klubit anglez mungon në stërvitje, shkak bëhet therja e një lope

Sport November 15, 2019 - 12:00
Detajet

Sulmuesi i klubit anglez Atherton Collieries, që bën pjesë në ligat amatore, Tom Bentham i ka dërguar një mesazh trajnerit të tij duke i thënë se do të mungojë në stërvitje, transmeton zeri.info

Bentham, një kasap, i tha trajnerit të tij se arsyeja e mungesës ishte therja e një lope.

Duke besuar se lojtari i tij ishte duke e mjelë lopën, trajneri Michael Clegg i tha sulmuesit të tij që ta merrte mbrëmjen pushim dhe i zbuloi mesazhet në “Twitter”.

Madje, trajneri i tha se ky ishte arsyetimi më i mirë që e kishte dëgjuar./Zëri

Image