'Shpërthimi' i komentatorit Florim Canolli në golin e Atdhe Nuhiut

'Shpërthimi' i komentatorit Florim Canolli në golin e Atdhe Nuhiut

Sport November 15, 2019 - 23:13
Detajet

Përfaqësuesja e Kosova pësoi humbje të hidhur mbrëmë në Plzen nga Republika e Çekisë me rezultat 2:1.

Me këtë humbje, 'Dardanëve' iu shuan shpresat për kualifikim në 'Euro 2020' përmes ciklit eliminator, raporon Zëri.info.

Golin e vetëm për Kosovën mbrëmë e shënoi sulmuesi shtatlartë Atdhe Nuhiu.

Nuhiu shënoi një super-gol me kokë, derisa gëzimi i tifozëve shqiptarë kudo në botë ishte i jashtëzakonshëm.

Në mesin e tyre që 'shpërthyen' në gëzim ishte edhe komentatori i njohur nga Kosova Florim Canolli.

Pasi shënoi Nuhiu gol, gëzimi i Canollit ishte thjesht mbresëlënës.

Ndryshe, Kosova tashmë e ka kthyer vëmendjen te Liga e Kombeve, garë nga e cila synon kualifikimin në 'Euro 2020' në muajin mars të vitit 2020./Zëri.info