Zyrtare: Dy Kombëtaret që e siguruan kualifikimin në 'Euro 2020' sonte

Zyrtare: Dy Kombëtaret që e siguruan kualifikimin në 'Euro 2020' sonte

Sport November 15, 2019 - 23:17
Detajet

Në mbrëmjen e sontme u zhvilluan pesë ndeshje interesante për eliminatoret e Kampionatit Evropian 'Euro 2020'.

Italia e kualifikuar tashmë në Kampionatin Evropian 'Euro 2020' është përballur me Bosnje Hercegovinën në kuadër të grupit J.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Bilino Polje', Italia ka shënuar fitore bindëse me rezultat 0:3 ndaj boshnjakëve, shkruan Zëri.info.

Si Italia, ashtu edhe Spanja e kualifikuar tashmë në 'Euro 2020' e ka shpartalluar Maltën me rezultat 7:0 në kuadër të grupit F.

Në ndeshjen e zhvilluar në Cadiz, 'Furia e Kuqe' fitoi me rezultat 7:0, me golat e Morata ('23), Cazorlas ('41), Torres ('62), Sarabia ('63), Olmo ('69), Moreno ('71) dhe Navas ('85).

Nga ana tjetër, Zvicra e Granit Xhakës dhe Albian Ajetit ka mposhtur me vështirësi Gjeorgjinë me rezultat 1:0 në kuadër të grupit D.

Në ndeshjet tjera, Suedia mposhti Rumaninë me rezultat 0:2 si mysafir në grupin F dhe siguroi kualifikimin tutje.

Fitore shënoi edhe Danimarka në grupin D duke mposhtur 6:0 Gjibraltarin.

Kualifikimin në 'Euro 2020' sonte e siguruan edhe dy Kombëtare tjera.

Për herë të parë, Finlanda do të luajë në Kampionatin Evropian, derisa edhe Suedia e ka arritur këtë sukses./Zëri.info