Pamjet që tregojnë se Joe Gomez mbeti i dëshpëruar nga vërshëllimat e tifozëve anglezë në duelin ndaj Malit të Zi

Pamjet që tregojnë se Joe Gomez mbeti i dëshpëruar nga vërshëllimat e tifozëve anglezë në duelin ndaj Malit të Zi

Sport November 15, 2019 - 23:57
Detajet

Gareth Southgate i ka ofruar mbështetje Joe Gomezit pasi ky i fundit u vërshëllye në 'Wembley' në përballjen ndaj Malit të Zi.

Gomez u vërshëllye nga tifozët vendas në fitoren 7:0 të Anglisë ndaj Malit të Zi të enjten, si pasojë e përleshjes së tij me Raheem Sterling, shkruan Zëri.info.

Image

Pas kësaj përleshje, Southgate kishte vendosur që të mos luajë fare me Sterling në përballjen e djeshme, por që ylli i Manchester Cityt do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Kosovës në 'Fadil Vokrri' të dielën.

Image

Siç raportojnë mediat angleze, mbrojtësi i Liverpoolit ka mbetur i zhgënjyer me veprimet e tifozëve anglezë, derisa kjo është vërejtur edhe në një fotografi të tij me të dashurën e tij Tamara.

Ndryshe, si Gomez, ashtu edhe Sterling, do të synojnë ta mbyllin me fitore ciklin eliminator të 'Euro 2020' ndaj Kosovës të dielën.

Image

Vlen të përmendet se Anglia tashmë është kualifikuar në 'Euro 2020' me fitoren e djeshme ndaj Malit të Zi./Zëri.info