Gramoz Vokrri zbulon se sa afër ishte Shaqiri të bëhej pjesë e Kosovës

Gramoz Vokrri zbulon se sa afër ishte Shaqiri të bëhej pjesë e Kosovës

Sport November 15, 2019 - 23:59
Zbuloni detajet

Gramoz Vokrri, i biri i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, ka zbuluar një detaj, duke treguar se Xherdan Shaqiri ishte shumë afër që të bëhej pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

I ftuar në RTV Dukagjin, Gramoz Vokrri, ka dhënë detaje interesante derisa ka komentuar figurën e Xherdan Shaqirit.

Ai e ka quajtur ambasador të Kosovës, Shaqirin.

“Xherdan Shaqiri është ambasador i Kosovës. Është lojtari i parë që ka fituar Ligën e Kampionëve, me Bayern Munich. Kur ka festuar ai nuk e ka harru prejardhjen dhe e ka vendos flamurin e Kosovës dhe Zvicrës, afër kupës së Ligës së Kampionëve”, ka thënë Gramoz Vokrri.

Tutje ai ka zbuluar një sekret se sa afër ishte Shaqiri që të bëhej pjesë e Kosovës.

“Mund të them lirisht si njeri i afërt i Vokrrit (babait të tij), që kam qenë, Xherdan Shaqiri ka qenë njëri ndër lojtarët e parë shqiptar që ishte afër të luajë për Kosovën. Këtë po e them sepse e di bisedat që i ka zhvilluar ai me Vokrrin.”, ka thënë Gramozi.