Mediumi serb me shkrim interesant për mikpritjen e ngrohtë të Kosovës ndaj Anglisë

Mediumi serb me shkrim interesant për mikpritjen e ngrohtë të Kosovës ndaj Anglisë

Sport November 16, 2019 - 14:31
Detajet

Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës e kanë ngjyrosur Prishtinën me ngjyrat e Anglisë, një ditë para ndeshjes së nesërme mes tyre në kuadër të eliminatoreve për 'Euro 2020'.

Përveç flamurit të Anglisë në qendër të qytetit, ka edhe flamuj mbështetës për Raheem Sterling, i cili së fundmi është abuzuar në baza racore, shkruan mediumi serb 'Telegraf.rs', përcjell Zëri.info.

Mesazhet 'Welcome & respekt, Welcome bro' janë duke qarkulluar me të madhe në kryeqytetin e Kosovës.

Ndërkaq, njeriu i parë i futbollit në Kosovës, Agim Ademi tha:

Image

"Do të jemi përgjithmonë mirënjohës për gjithçka që Anglia ka bërë për vendin tonë. Kjo është arsyeja pse ne duam ta përdorim këtë ndeshje si falënderim për njerëzit britanikë".

Ndryshe, Kosova është nikoqire e Anglisë nesër me fillim nga ora 18:00 në 'Fadil Vokrri' në ndeshjen e fundit eliminatore për 'Euro 2020'.

Anglia tashmë është e kualifikuar në 'Euro 2020', derisa Kosova synon ta bëjë një gjë të tillë përmes Ligës së Kombeve./Zëri.info