Ramush Haradinaj shijon spektaklin e 'Dardanëve' në stadium: Duam fitore

Ramush Haradinaj shijon spektaklin e 'Dardanëve' në stadium: Duam fitore

Sport November 17, 2019 - 18:37
Detajet

Kanë kaluar mbi 35 minuta në mes Kosovës dhe Anglisë në 'Fadil Vokrri'.

Rezultati momental është 0:1 në favor të Anglisë pas golit të shënuar pak minuta më parë nga Harry Winks, shkruan Zëri.info.

Në stadiumin 'Fadil Vokrri', ndodhet edhe kryemninistri në largim i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili po e shijon atmosferën në stadium.

"Duke shijuar spektaklin që e kanë përgatitur Dardanët sonte dhe atmosferën e rrallë në stadiumin "Fadil Vokrri". Duam fitore", ka shkruar Haradinaj.

Kosova është duke u përballur ndaj ish-kampionit të Botës, Kombëtares së Anglisë e cila ka zbarkuar në kryeqytetin kosovar.

Edhe pse gjasat për kualifikim më nuk ekzistojnë, trajneri Bernard Challandes ka bërë të ditur se Kosova është futur në fushë për ta fituar ndeshjen në mënyrë që të grumbullojmë sa më shumë pikë.

Për të njëjtin qëllim, që ta fitojnë ndeshjen vijnë edhe anglezët, por mbetet të shihet nëse do të thyhet Kosova në stadiumin "Fadil Vokrri", ku ende nuk kanë pësuar humbje.

Anglezët janë favoritë për ta fituar takimin, por Dardanët kanë treguar edhe në Angli se nuk janë inferiorë as ndaj tyre dhe as ndaj asnjë kundërshtari me të cilin janë përballur në këto kualifikuese.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm dhe stadiumi Fadil Vokrri si gjithmonë është i stërmbushur./Zëri.info