Përfundon pjesa e parë në ndeshjen Kosovë - Angli

Përfundon pjesa e parë në ndeshjen Kosovë - Angli

Sport nëntor 17, 2019 - 18:47
Detajet

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë në 'Fadil Vokrri'.

Anglia është në epërsi pas 45 minutash në 'Fadil Vokrri', raporton Zëri.info.

Harry Winks e shënoi golin e epërsisë për mysafirët në minutën e 32-të.

Në përgjithësi, skuadra e Gareth Southgate ka dominuar në këtë fraksion.

Image

Kosova është duke u përballur ndaj ish-kampionit të Botës, Kombëtares së Anglisë e cila ka zbarkuar në kryeqytetin kosovar.

Edhe pse gjasat për kualifikim më nuk ekzistojnë, trajneri Bernard Challandes ka bërë të ditur se Kosova është futur në fushë për ta fituar ndeshjen në mënyrë që të grumbullojmë sa më shumë pikë.

Për të njëjtin qëllim, që ta fitojnë ndeshjen vijnë edhe anglezët, por mbetet të shihet nëse do të thyhet Kosova në stadiumin "Fadil Vokrri", ku ende nuk kanë pësuar humbje.

Anglezët janë favoritë për ta fituar takimin, por Dardanët kanë treguar edhe në Angli se nuk janë inferiorë as ndaj tyre dhe as ndaj asnjë kundërshtari me të cilin janë përballur në këto kualifikuese.

Image

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm dhe stadiumi Fadil Vokrri si gjithmonë është i stërmbushur./Zëri.info