Meta dekoron presidentin e UEFA-së

Meta dekoron presidentin e UEFA-së

Sport November 17, 2019 - 19:33
Lexoni detajet!

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekoruar sot presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për kontributin e çmuar dhe angazhimin e tij personal, në mbështetje të zhvillimit cilësor të futbollit në Shqipëri.

“Është një privilegj për mua që të dekoroj këtë personalitet. Sot jam shumë i lidhur me këtë sport kaq të dashur për të gjithë. Falënderoj Ceferin për kontributin që ka dhënë në futboll”, u shpreh Meta.

“Për kontributin e çmuar dhe angazhimin e tij personal, në mbështetje të zhvillimit cilësor të futbollit në Shqipëri, pata kënaqësinë të vlerësoja sot Presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, simbolin e krenarisë tonë kombëtare që përcaktoi rrugëtimin dhe identitetin evropian të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, ka shkruar ai.