Flet lojtari që sonte nuk ishte 'kërkah', ja si arsyetohet

Flet lojtari që sonte nuk ishte 'kërkah', ja si arsyetohet

Sport November 17, 2019 - 19:54
Detajet

Kosova e ka mbyllur ciklin eliminator për Kampionatin Evropian 'Euro 2020' me një humbje të thellë nga Anglia.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin 'Fadil Vokrri', në Prishtinë, Kosova është mposhtur me rezultat të thellë 0:4, raporton Zëri.info.

Harry Winks ('32), Harry Kane ('79), Marcus Rashford ('83) dhe Mason Mount ('90) shënuan golat për skuadrën e Gareth Southgates.

Pas ndeshjes ka folur edhe Ibrahim Dresheviç, i cili nuk ishte në elementin e duhur sonte.

'Ishte ndeshje e vështirë për mua. Ishte hera e parë që luajta në mesfushë", tha Dresheviç për SSK, përcjell Zëri.info.

"Kemi bërë shumë gabime dhe pësum", shtoi mesfushori i Heerenveenit./Zëri.info