Gjesti i madh i tifozëve për futbollistët e Kosovës pas ndeshjes me Anglinë

Gjesti i madh i tifozëve për futbollistët e Kosovës pas ndeshjes me Anglinë

Sport November 17, 2019 - 19:57
Detajet

Kosova e ka mbyllur ciklin eliminator për Kampionatin Evropian 'Euro 2020' me një humbje të thellë nga Anglia.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin 'Fadil Vokrri', në Prishtinë, Kosova është mposhtur me rezultat të thellë 0:4, raporton Zëri.info.

Harry Winks ('32), Harry Kane ('79), Marcus Rashford ('83) dhe Mason Mount ('90) shënuan golat për skuadrën e Gareth Southgates.

Image

Pas ndeshjes, tifozët e Kosovës janë parë duke i falënderuar futbollistët e Bernard Challandes për emocionet e dhuruara deri më tani në këto eliminatore.

Kështu, Kosova e mbyll ciklin eliminator me 11 pikë në grupin A eliminator, në vendin e tretë./Zëri.info