Alban Dragusha 'godet' fort me këtë deklaratë pas ndeshjes Kosovë - Angli

Alban Dragusha 'godet' fort me këtë deklaratë pas ndeshjes Kosovë - Angli

Sport November 17, 2019 - 20:00
Detajet

Kosova e ka mbyllur ciklin eliminator për Kampionatin Evropian 'Euro 2020' me një humbje të thellë nga Anglia.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin 'Fadil Vokrri', në Prishtinë, Kosova është mposhtur me rezultat të thellë 0:4, raporton Zëri.info.

Harry ëinks ('32), Harry Kane ('79), Marcus Rashford ('83) dhe Mason Mount ('90) shënuan golat për skuadrën e Gareth Southgates.

Pas ndeshjes, ndihmës-trajneri i Dritës Alban Dragusha tha se Kosova e sotme ishte 'pa dëshirë'.

"Ishte ndeshje pa dëshirë pa vullnet. Prej sa e kam parë Kosovën me trajnerin Bernard Challandes, nuk kam parë Kosovë më me pak dëshirë", tha Dragusha në SSK, përcjell Zëri.info.

"Rezultati nuk është real pasi edhe Anglia nuk bëri shumë. Gjithsesi, anglezët e merituan fitoren", vlerësoi Dragusha.

Kështu, Kosova e mbyll ciklin eliminator me 11 pikë në grupin A eliminator, në vendin e tretë./Zëri.info