Vlora Çitaku me reagim të fuqishëm pas humbjes së Kosovës nga Anglia
FOTO: Laura Hasani

Vlora Çitaku me reagim të fuqishëm pas humbjes së Kosovës nga Anglia

Sport November 17, 2019 - 20:53
Zbuloni detajet

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar pas humbjes së Kosovës nga Anglia me rezultat 4:0 në stadiumin "Fadil Vokrri", në Prishtinë, shkruan Zëri.info.

"Kosovë, faleminderit për emocionet pafund! Djemët janë fantastik! Ëndrra vazhdon", ka shkruar Vlora Çitaku në rrjetin social Facebook, shkraun Zëri.info.

Kosova ka pësuar humbje 0-4 nga Anglia, kështu për t’i mbyllur kualifikueset për Kampionatin Evropian 2020.

‘Dardanët’ u paraqitën mjaft mirë këtë takim, por momente të caktuara vendosën fatin e ndeshjes e që ishte humbja e parë në ‘Fadil Vokrri’.

Në 45 minutëshin e parë u shënuan vetëm një gol, të cilin e realizoi Harry Winks (32’).

Ndërkohë tre gola të shpejtë në fundin e pjesës së dytë vulosën rezultatin 0-4, të cilët u shënuan nga Harry Kane (79’), Marcus Rashford (83’) dhe Mason Mount (90′).

Kosova e mbyll ciklin kualifikuese në grupin A me 11 pikë në vendin e tretë,që ishte historike për tanët.

Anglia dhe Çekia tashmë kanë siguruar biletën për Euro 2020.

Image