Tjetër gol në “Air Albania Stadium”

Tjetër gol në “Air Albania Stadium”

Sport November 17, 2019 - 21:22
Detajet

Shqipëria është duke u ballafaquar në këto momente me kampionin e Botës, Francën, në një ndeshje të veçantë, ku inaugurohet edhe stadiumi i ri Kombëtar “Air Albania Stadium”.

Kampionëve të botës iu deshën vetëm 8 minuta lojë për të shënuar golin e parë, shkruan Zëri.info.

Ka qenë Tolisso ai që shënoi me kokë duke e gjetur të papërqendruar mbrojtjen shqiptare, për t’i dhënë epërsinë Francës 1:0.

Nuk ka vonuar shumë dhe francezët kanë dyfishuar epërsinë përmes futbollistit të Barcelonas, Antonio Griezmann që ka shënuar në minutën e 30-të për rezultatin 2:0./Zëri.info