Fitorja e thellë e Anglisë në Prishtinë, reagojnë mediat angleze
FOTO: Laura Hasani

Fitorja e thellë e Anglisë në Prishtinë, reagojnë mediat angleze

Sport November 17, 2019 - 21:25
Detajet

Kosova e ka mbyllur ciklin eliminator për Kampionatin Evropian 'Euro 2020' me një humbje të thellë nga Anglia.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin 'Fadil Vokrri', në Prishtinë, Kosova është mposhtur me rezultat të thellë 0:4, raporton Zëri.info.

Harry Winks ('32), Harry Kane ('79), Marcus Rashford ('83) dhe Mason Mount ('90) shënuan golat për skuadrën e Gareth Southgates.

Pas ndeshjes së zhvilluar në stadiumin 'Fadil Vokrri' kanë shkruar edhe mediat angleze.

Mediat angleze e kanë përcjellur me vëmendje këtë ndeshje, derisa janë shprehur rehat me fitoren e sotme të 'Tre Luanëve'.

Image

"Anglia mbyll eliminatoret e 'Euro 2020' me një fitore të rehatshme në Kosovës", ka shkruar mediumi i mirënjohur "BBC".

Mediumi tjetër "Daily Mail" shkroi:"Harry Winks dhe Mason Mount shënojnë golat e parë ndërkombëtar, derisa Marcus Rashford dhe Harry Kane ia sigurojnë përfundimin 'Tre Luanëve' me një fitore të madhe në eliminatoret e 'Euro 2020".

Image

"Tre Luanët' sigurojnë vendin e parë në 'Euro 2020' pas fitores me katër gola të shënuar", shkroi mediumi "Express".

Image

Për fund, "Sun Sport" shkroi:"Kane bëhet futbollisti i parë i Anglisë që shënon në çdo eliminatore"./Zëri.info

Image