Këngëtarja shqiptare këndon himnin francez në 'Air Albania', mahnit me pamjen

Këngëtarja shqiptare këndon himnin francez në 'Air Albania', mahnit me pamjen

Sport November 17, 2019 - 21:30
Detajet

Mbrëmjen e sotme u inaugurua stadiumi më i ri në Shqipëri “Air Albania Stadium” me përballjen e Kombëtares shqiptare me kampionët e botës, Francën, shkruan Zëri.info.

Fillimi i ndeshjes, e cila është duke u zhvilluar momentalisht u bë me një ceremoni madhështore të organizuar nga Ardit Gjebrea. 

Himni shqiptar u interpretua nga Juliana Pasha ndërsa ai francez nga këngëtarja Besa Kokëdhima.

E veshur me një fustan të bardhë artistja ka mahnitur me paraqitjen e saj.

Përmes rrjeteve sociale ajo është shprehur e nderuar për ftesën për të qenë ajo interpretuesja e himnit frances  “La Marseillaise”./Zëri.info

Image

Image

Image