Befason Bernard Challandes, zbulon se çfarë i tha trajnerit të Anglisë pas humbjes në 'Fadil Vokrri'

Befason Bernard Challandes, zbulon se çfarë i tha trajnerit të Anglisë pas humbjes në 'Fadil Vokrri'

Sport November 18, 2019 - 18:06
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur mbrëmë me rezultat 0:4 nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për 'Euro 2020'.

Megjithatë, mikpritja që morën futbollistët e Anglisë dhe tifozët anglezë gjatë fundjavës ishte mahnitëse, shkruan Zëri.info.

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes është rrëfyer për përvojën e tij nga ndeshja e djeshme ndaj Anglisë.

"Unë i thashë trajnerit të Anglisë Gareth Southgate se ne ju pritëm si heronjë, dhe ju na shënuat katër gola", ka thënë Challandes duke qeshur në Klan Kosova, përcjell Zëri.info.

"Për mua, nuk ishte befasi që humbëm nga Anglia", vlerësoi Challandes.

"Më pas, pas ndeshjes, një shok nga Anglia më tha se nuk kishte parë asnjëherë diçka të tillë për mikpritjen tonë. Ai më tha se nuk kishte parë asnjëherë diçka të tillë në stadium", theksoi më tej Challandes.

"Kjo është diçka e mirë për futbollin kur flasim për racizmin dhe huliganizmin dhe në Kosovë nuk ndodhin gjëra të tilla", shtoi ai./Zëri.info