Mikpritja e ngrohtë në Kosovë, Challandes zbulon se çfarë i tha djali i tij për festën e shqiptarëve dhe anglezëve në Prishtinë

Mikpritja e ngrohtë në Kosovë, Challandes zbulon se çfarë i tha djali i tij për festën e shqiptarëve dhe anglezëve në Prishtinë

Sport November 18, 2019 - 18:11
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur mbrëmë me rezultat 0:4 nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për 'Euro 2020'.

Megjithatë, mikpritja që morën futbollistët e Anglisë dhe tifozët anglezë gjatë fundjavës ishte mahnitëse, shkruan Zëri.info.

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes është rrëfyer për shkrimet pozitive të mediave britanike për mikpritjen e ngrohtë të shqiptarëve ndaj anglezëve.

"Mendoj se është imazh shumë pozitiv për Kosovën, jo vetëm për shkak të historisë me Anglinë. Ky respekt apo qëndrim ka qenë shumë i mirë për Kosovën për imazhin e vendit", ka thënë Challandes në Klan Kosova, përcjell Zëri.info.

"Ne e dimë se kudo që luan Anglia ka shumë mbështetje, por jo sikur kjo që ndodhi në Kosovë", tregoi më tej Challandes.

"Djali im ishte i befasuar me miqësinë e anglezëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për imazhin e vendit të Kosovës", theksoi trajneri zviceran./Zëri.info