Challandes 'godet' me këtë deklaratë para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut: Nuk iu frikësohem atyre

Challandes 'godet' me këtë deklaratë para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut: Nuk iu frikësohem atyre

Sport November 18, 2019 - 18:16
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur mbrëmë me rezultat 0:4 nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për 'Euro 2020'.

Megjithatë, mikpritja që morën futbollistët e Anglisë dhe tifozët anglezë gjatë fundjavës ishte mahnitëse, shkruan Zëri.info.

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka folur edhe për kundërshtarin e 'Dardanëve' në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve Maqedoninë e Veriut, nga ku Kosova synon 'Euro 2020'.

"Nuk e kam pasur Maqedoninë e Veriut deri dje në orën 20:00, por tani e kam mendjen atje", tha Challandes në Klan Kosova, përcjell Zëri.info.

"Nuk dua ta studioj, vetëm i shikoj rezultatet, dhe nuk mund të jap mendim për ta", vlerësoi Challandes.

"Nesër do të jem në Shkup dhe do ta filloj punën për këtë ndeshjen. Do të jetë një kundërshtar i fortë në Shkup. Pres një lojë të vështirë", theksoi trajneri zviceran.

"Do t'i përcjell lojtarët e mi nga tani për ndeshjen e marsit, por nuk i frikësohem Maqedonisë së Veriut. Më duhet të them se iu frikësova paksa Anglisë", shtoi më tej Challandes./Zëri.info