Implikimet politike në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, Challandes befason me këtë deklaratë

Implikimet politike në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, Challandes befason me këtë deklaratë

Sport November 18, 2019 - 18:19
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur mbrëmë me rezultat 0:4 nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për 'Euro 2020'.

Megjithatë, mikpritja që morën futbollistët e Anglisë dhe tifozët anglezë gjatë fundjavës ishte mahnitëse, shkruan Zëri.info.

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka folur edhe për kundërshtarin e 'Dardanëve' në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve Maqedoninë e Veriut, nga ku Kosova synon 'Euro 2020'.

Ai gjithashtu ka folur edhe për implikimet politike që mund të ketë kjo ndeshje.

"Nuk mund të flasë për këto gjëra, puna ime është ta drejtoj skuadrën dhe t'i kryejmë detyrat tona në fushë", tha Challandes në Klan Kosova, përcjell Zëri.info.

"E di se do të jetë e vështirë shkaku i të kaluarës së këtyre vendeve, por që ne do ta bëjmë punën tonë", vlerësoi Challandes./Zëri.info