'Shpërthen' Challandes: Unë çmendem kur futbollistët e Kosovës e bëjnë një gjë të tillë

'Shpërthen' Challandes: Unë çmendem kur futbollistët e Kosovës e bëjnë një gjë të tillë

Sport November 18, 2019 - 18:27
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur mbrëmë me rezultat 0:4 nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për 'Euro 2020'.

Megjithatë, mikpritja që morën futbollistët e Anglisë dhe tifozët anglezë gjatë fundjavës ishte mahnitëse, shkruan Zëri.info.

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka folur edhe për paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjet e fundit.

Ai ka folur edhe për mangësitë në ndeshjen e së enjtes në Plzen.

"Unë çmendem kur skuadra ime luan keq. Për shembull, në Plzen kemi luajtur me topa të gjatë", tha Challandes në Klan Kosova, përcjell Zëri.info.

"Ju e patë në Angli, prej minutës së parë kemi luajtur futboll, kemi luajtur edhe me portierë, andaj trajneri Southgate ka folur fjalë të mëdha për ne", vlerësoi Challandes.

"Skuadrat tjera edhe pse vetëm janë mbrojtur, kanë pësuar pesë apo gjashtë gola nga Anglia", shtoi Challandes./Zëri.info