Problemi me bileta dhe kapaciteti i vogël në stadiumin 'Fadil Vokrri', Challandes befason me këtë deklaratë

Problemi me bileta dhe kapaciteti i vogël në stadiumin 'Fadil Vokrri', Challandes befason me këtë deklaratë

Sport November 18, 2019 - 18:35
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur mbrëmë me rezultat 0:4 nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për 'Euro 2020'.

Megjithatë, mikpritja që morën futbollistët e Anglisë dhe tifozët anglezë gjatë fundjavës ishte mahnitëse, shkruan Zëri.info.

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka folur edhe për problemin e biletave për ndeshjen me Anglinë si dhe për kapacitetin e vogël të stadiumit 'Fadil Vokrri'.

"Nuk mund të flasë për çështjen e biletave, kjo është punë e menaxhmentit", tha Challandes në Klan Kosova, përcjell Zëri.info.

"Edhe stadiumi 'Fadil Vokrri' është i vogël, shpresoj se do të kemi një stadium më të madh", vlerësoi Challandes.

"Më vjen keq që disa miqë të mi erdhën në Kosovë dhe nuk arritën të sigurojnë biletë për ta shikuar ndeshjen", potencoi Challandes.

"Na duhet një stadium i mirë, por jo normalisht sa Wembley, që njerëzit të jenë të kënaqur", shtoi ai./Zëri.info