LAJMI I FUNDIT: Bernard Challandes zbulon të ardhmen, tregon nëse do të mbetet te Kosova

LAJMI I FUNDIT: Bernard Challandes zbulon të ardhmen, tregon nëse do të mbetet te Kosova

Sport November 18, 2019 - 18:38
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur mbrëmë me rezultat 0:4 nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për 'Euro 2020'.

Megjithatë, mikpritja që morën futbollistët e Anglisë dhe tifozët anglezë gjatë fundjavës ishte mahnitëse, shkruan Zëri.info.

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes në mes të tjerash ka folur edhe për të ardhmen e tij me 'Dardanët'.

Momentalisht, Challandes thotë se e ka në kokë vetëm kualifikimin në 'Euro 2020'.

"Jam shumë i kënaqur këtu", u shpreh fillimisht Challandes në Klan Kosova, përcjell Zëri.info.

"E kam në kokë kualifikimin në 'Euro 2020'. Nuk jam aq i ri, por nuk e planifikoj shumë të ardhmen", vlerësoi Challandes.

"Mund të them se do të qëndroj nëse populli i Kosovës dhe skuadra më dëshirojnë, por nuk varet prej meje", shtoi më tej Challandes./Zëri.info