Challandesit i zbulohet në televizion një fotografi shumë e rrallë

Challandesit i zbulohet në televizion një fotografi shumë e rrallë

Sport November 18, 2019 - 18:45
Detajet

Bernard Challandes është bërë njëri prej njerëzve më të dashur në Kosovë pas ecurisë së tij fantastike me Përfaqësuesen e Kosovës.

Trajneri zviceran erdhi në Kosovë në vitin e kaluar, derisa shumë pak e kanë pritur se ai do ta kthejë Kosovën në një skuadër e cila do t'iu shkakonte probleme të mëdha edhe super-fuqive botërore, shkruan Zëri.info.

Ndonëse ishte shumë afër, Challandes nuk arriti që ta dërgojë Kosovën në Kampionatin Evropian 'Euro 2020' përmes ciklit eliminator.

Por, një gjë të tillë, ai ka mundësi ta bëjë përmes Ligës së Kombeve, me dy ndeshjet e mbetura në mars të vitit 2020.

Image

Së fundmi, Challandes ishte i ftuar në emisionin 'Info Magazine' në Klan Kosova.

Duke u rrëfyer për përvojë e tij me Përfaqësuesen tonë në ndeshjet e fundit, në fund të emisionit, ai u befasua.

Atij iu zbulua një fotografi kur ai ishte futbollist te skuadra e La Chaux de Fonds.

Image

Ndryshe, Challandes kishte luajtur te kjo skuadër nga viti 1985 deri në vitin 1987./Zëri.info