Faqja zyrtare e Kombëtares angleze e publikon një foto ku Vojvoda 'kapet' në moment të keq
FOTO: Laura Hasani

Faqja zyrtare e Kombëtares angleze e publikon një foto ku Vojvoda 'kapet' në moment të keq

Sport November 18, 2019 - 19:13
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur mbrëmë me rezultat 0:4 nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Fadil Vokrri', futbollistët e Kosovës e mbyllën me humbje cikllin eliminator për Kampionatin Evropian 'Euro 2020', raporton Zëri.info.

Një ditë pas ndeshjes, Federata e Futbollit të Anglisë ka publikuar disa pamje interesante nga 'Fadil Vokrri'.

Në rrjetin social shihet futbollisti anglez i Manchester Unitedit Marcus Rashford duke ia futur topin ndërmjet këmbëve mbrojtësit drenicas Mërgim Vojvoda.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ë

A post shared by England (@england) on

Ndryshe, Kosova e ka edhe një rast për t'u kualifikuar në Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Më 26 mars, Kosova luan ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

Në rast të fitores, Kosova e pret në finale fituesin e gjysmëfinales tjetër Bjellorusi - Gjeorgji./Zëri.info

Image