Mediumi serb: Shqiptarët i detyruan anglezët të këndojnë kundër serbëve

Mediumi serb: Shqiptarët i detyruan anglezët të këndojnë kundër serbëve

Sport November 18, 2019 - 19:31
Detajet

Anglia ka luajtur dje në Prishtinë kundër Përfaqësueses së Kosovës, derisa pas ndeshjes tifozët anglezë kanë kënduar këngë kundër serbëve.

Pas kësaj, një tifoz anglez i cili e inçizoi ngjarjen pyeti nëse UEFA do ta ndëshkonte Anglinë duke ndaluar tifozët të vijnë në stadium, ashtu siç ndodhi me Serbinë, shkruan Zëri.info.

"Në video, në stadium. Mendoj se UEFA mund ta dënojë Anglinë të luajë ndeshjen e parë në 'Euro 2020' mbrapa dyerve të mbyllura në Wembley. A janë thirrje raciste vetëm kur evropiano-lindorët e bëjnë këtë?", pyeti Sam Street.

Pyetja e tij ngjalli debat të nxehtë, derisa ai kishte edhe mbështetje dhe pakënaqësi.

Njëri prej prej tifozëve madje i tha se nuk duhet ekzagjeruar një gjë të tillë

Image

Në lidhje me këtë ka shkruar edhe mediumi serb 'Kurir', i cili e përshkruan kështu këtë moment:

"Tifozët anglezë në Prishtinë ofenduan brutalisht serbët. Shqipëtarët i detyruan të këndojnë kundër serbëve"./Zëri.info.