'E gjithë bota po qesh me shqiptarët, gabim në hapjen e stadiumit të ri madhështor' - mediumi serb merret me Air Albania Stadium

'E gjithë bota po qesh me shqiptarët, gabim në hapjen e stadiumit të ri madhështor' - mediumi serb merret me Air Albania Stadium

Sport November 18, 2019 - 19:40
Detajet

Ndeshja Shqipëri - Francë u zhvillua mbrëmë në Tiranë në stadiumin 'Air Albania', i cili tani e tutje do të jetë shtëpia e Kombëtares shqiptare.

Shqiptarët e humbën ndeshjen me rezultat 0:2, por rezultati nuk ishte në plan të parë, por një gabim teknik në prag të fillimit të ndeshjes, shkruan mediumi serb 'Telegraf.rs', përcjell Zëri.info.

'E gjithë bota po qesh me shqiptarët, gabim në hapjen e stadiumit të ri madhështor' - mediumi serb merret me Air Albania Stadium", ka shkruar mediumi serb në mes të tjerash.

Në rrjetet sociale po qarkullon me të madhe një video ku shihet një defekt i sistemit të ujitjes së fushës, i cili u kthye nga tifozët dhe i bëri 'qullë' ata.

Për më shumë, ju ftojmë që ta shikoni videon e mëposhtme./Zëri.info