Reagimi i fundit i mbrojtësit të Kosovës në rrjetet sociale, kërkon që të jemi të bashkuar
FOTO: Laura Hasani

Reagimi i fundit i mbrojtësit të Kosovës në rrjetet sociale, kërkon që të jemi të bashkuar

Sport November 18, 2019 - 20:37
Zbuloni detajet

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti, pak orë më parë ka reaguar në rrjetin social "Instagram" duke i dhënë zemër Kosovës, shkruan Zëri.info.

Qendërmbrojtësi i cili aktivohet në Suedi te skuadra e Kalmarit shkruan: "Bashkë deri në fund", përcjell Zëri.info.

View this post on Instagram

Bashk deri ne fundë Together until the endë

A post shared by Fidan Aliti (@fidanaliti) on

Ky reagim i futbollisti nga Lugina e Preshevës vjen një ditë pas humbjes së Kosovës nga Anglia me rezultat 4:0 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian "Euro 2020".

Kosova i ka humbur gjasat për kualifikim nga eliminatoret kurse shpresat janë që të sigurohet një biletë përmes Ligës së Kombeve.

Kosova në mars e sfidon Maqedoninë e Veriut e nëse e kalon këtë "barrierë" e sfidon Gjeorgjinë e Bjellorusinë në ndeshjen finale. /Zëri.info