Munishi: Kombëtarja e Shqipërisë nuk përfaqëson kombin shqiptar, ndërsa kombi kosovar nuk ekziston

Munishi: Kombëtarja e Shqipërisë nuk përfaqëson kombin shqiptar, ndërsa kombi kosovar nuk ekziston

Sport November 18, 2019 - 21:02
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur mbrëmë me rezultat 0:4 nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Fadil Vokrri', futbollistët e Kosovës e mbyllën me humbje cikllin eliminator për Kampionatin Evropian 'Euro 2020', raporton Zëri.info.

Kohëve të fundit ka pasur një debat të gjerë në lidhje me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Përfaqësuesen e Kosovës.

Trajneri i mirënjohur Ismet Munishi duke folur për këtë temë, ka thënë se Kombëtarja e Shqipërisë nuk e përfaqëson kombin shqiptar.

"Kombëtarja e Shqipërisë nuk e përfaqëson kombin shqiptar, vetëm Shqipërinë brenda kufinjve", ka thënë Munishi në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"Megjithatë, kombi kosovar nuk ekziston", vlerësoi Munishi.

Ndryshe, Kosova e ka edhe një rast për t'u kualifikuar në Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Më 26 mars, Kosova luan ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

Në rast të fitores, Kosova e pret në finale fituesin e gjysmëfinales tjetër Bjellorusi - Gjeorgji./Zëri.info