Çfarë sjellë unifikimi i Kombëtares shqiptare dhe Kosovës në futboll sipas Sokolit?

Çfarë sjellë unifikimi i Kombëtares shqiptare dhe Kosovës në futboll sipas Sokolit?

Sport November 18, 2019 - 21:07
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur mbrëmë me rezultat 0:4 nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Fadil Vokrri', futbollistët e Kosovës e mbyllën me humbje cikllin eliminator për Kampionatin Evropian 'Euro 2020', raporton Zëri.info.

Një ditë pas ndeshjes, Federata e Futbollit të Anglisë ka publikuar disa pamje interesante nga 'Fadil Vokrri'.

Kohëve të fundit ka pasur një debat të gjerë në lidhje me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Përfaqësuesen e Kosovës.

Trajneri i mirënjohur Bylbyl Sokoli duke folur për këtë temë, ka thënë se bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës sjell cilësi dhe konkurrencë.

“Unë mendoj se këtë çështje duhet shikuar në formë tjetër, në aspektin e një versioni tjetër”, ka thënë Sokoli në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

“Çka sjell unifikimi e çka sjell ndarja, për mua kjo është me rëndësi. Nëse përgjigjemi në këtë çështje, më lehtë gjejmë arsyen pse jemi ku jemi”, vlerësoi ai.

“Ne para së gjithash duhet të sqarojmë se çka sjell unifikimi dhe çka ndarja. Unë mendoj se unifikimi sjell konkurrencë të fortë dhe cilësi, ndarja na dobëson”, tha ai.

“Ky proces [i ndarjes] na ka shkaktuar dëm jo vetëm në sport por në të gjitha sferat e jetës. Por, në sprot vërehet më së miri”, tha Sokoli./Zëri.info