Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Redi Jupi: Duhet të jemi një shtet, pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA e ka dobësuar Shqipërinë

Redi Jupi: Duhet të jemi një shtet, pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA e ka dobësuar Shqipërinë

Sport November 18, 2019 - 21:28
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur mbrëmë me rezultat 0:4 nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Fadil Vokrri', futbollistët e Kosovës e mbyllën me humbje cikllin eliminator për Kampionatin Evropian 'Euro 2020', raporton Zëri.info.

Kohëve të fundit ka pasur një debat të gjerë në lidhje me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Përfaqësuesen e Kosovës.

Analisti i mirënjohur shqiptar Redi Jupi duke folur për çështjen e të dyja skuadrave, ka thënë se Shqipëria është dobësuar shumë me pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

"Shqipëria është dobësuar në momentin që Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA, por nëse do të ishim bashkë, do të kualifikoheshim gjithnjë në Evropian apo Botëror", ka thënë Jupi në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"Politika e ndarjes së kombit shqiptar është punuar shumë nga ideologjia e shtetit komunist dhe ata ia kanë arritur qëllimit", vlerësoi Jupi.

"Duhet që të jemi një shtet. Ka disa rryma të caktuara që për fat të keq kanë arritur ta mbajnë gjallë idenë e ndarjes së dy shteteve", theksoi Jupi.

"Më befason edhe mua ky fakt pasi kemi pasur edhe trajnerë nga Serbia", shtoi ai./Zëri.info