Shakohoxha: Të gjithë jemi shqiptarë, do të jemi një shtet

Shakohoxha: Të gjithë jemi shqiptarë, do të jemi një shtet

Sport November 18, 2019 - 21:33
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur mbrëmë me rezultat 0:4 nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Fadil Vokrri', futbollistët e Kosovës e mbyllën me humbje cikllin eliminator për Kampionatin Evropian 'Euro 2020', raporton Zëri.info.

Kohëve të fundit ka pasur një debat të gjerë në lidhje me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Përfaqësuesen e Kosovës.

Komentatori i mirënjohur shqiptar Dritan Shakohoxha ka thënë se së shpejti do të jemi një shtet.

"Në eliminatoret e Kampionatit Botëror jo te ardhshmit, por pas atij do ta kemi një Kombëtare, do të jemi një shtet", ka thënë Shakohoxha në T7.

"Atje nuk do të luajmë me 22-të lojtarë, por me 11-të. Të gjithë jemi shqiptarë", theksoi ai./Zëri.info