Sokoli: Me krijimin e ligës unike, ja çfarë do të përfitonin Shqipëria dhe Kosova

Sokoli: Me krijimin e ligës unike, ja çfarë do të përfitonin Shqipëria dhe Kosova

Sport November 18, 2019 - 22:03
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur mbrëmë me rezultat 0:4 nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Fadil Vokrri', futbollistët e Kosovës e mbyllën me humbje cikllin eliminator për Kampionatin Evropian 'Euro 2020', raporton Zëri.info.

Kohëve të fundit ka pasur një debat të gjerë në lidhje me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Përfaqësuesen e Kosovës.

Trajneri i mirënjohur kosovar Bylbyl Sokoli ka thënë se me krijimin e një lige unike mes dy vendeve, ka thënë se do të përfitonin të gjithë.

"Me organizimin e mirë gjërat bijnë në vend", tha Sokoli në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"Me një ligë unike (të përbashkët) do të kishim nga një skuadër në Ligën e Kampionëve, pra në grupe", vlerësoi Sokoli.

"Me një ligë unike, do të kishim një Kombëtare më të mirë, dhe një skuadër të grupet e Ligës së Kampionëve, do të përfitonim të gjithë", theksoi Sokoli./Zëri.info