Ambasadori amerikan i mahnitur me mikpritjen e shqiptarëve ndaj Anglisë, ja çfarë shkruan në 'Twitter'
FOTO: Laura Hasani

Ambasadori amerikan i mahnitur me mikpritjen e shqiptarëve ndaj Anglisë, ja çfarë shkruan në 'Twitter'

Sport November 18, 2019 - 23:10
Detajet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Britaninë e Madhe Johnson është shprehur i mahnitur me popullin e Kosovës për mikpritjen e jashtëzakonshme ndaj futbollistëve të Anglisë dhe tifozëve anglezë në fundjavë.

Përfaqësuesja e Kosovës ishte nikoqire e Anglisë mbrëmë në 'Fadil Vokrri' në Prishtinë në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për 'Euro 2020', ndërkaq, mikpritja e popullit të Kosovës ndaj anglezëve ishte për çdo lëvdatë, shkruan Zëri.info.

Përmes një postimi të publikuar në rrjetin social 'Twitter', Johnson ka lavdëruar kosovarët për mikpritjen dhe respektin ndaj anglezëve në fundjavë.

“I mbërthyer me disa momente të jashtëzakonshme nga ndeshja Kosova-Angli këtë vikend. Mirënjohja e popullit të Kosovës për lirimin e vendit të tyre nga forcat e NATO’s mbetët e madhe, edhe pas 20 vjetësh. Një deklaratë e fuqishme në të mirën që mund ta bëjmë kur veprojmë së bashku”, ka shkruar Johnson në 'Twitter'.

Ndryshe, Kosova u mposhtë mbrëmë nga Anglia me rezultat 0:4 në ndeshjen e vlefshme për grupin A.

Anglia është kualifikuar në 'Euro 2020', derisa Kosova synon ta bëjë një gjë të tillë nga Liga e Kombeve./Zëri.info

Image