Veprimi i jashtëzakonshëm i mbrojtësit më të shtrenjtë në botë që 'rrëmbeu' zemrat e tifozëve të Kosovës në 'Fadil Vokrri'

Veprimi i jashtëzakonshëm i mbrojtësit më të shtrenjtë në botë që 'rrëmbeu' zemrat e tifozëve të Kosovës në 'Fadil Vokrri'

Sport November 18, 2019 - 23:22
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës pësoi humbje mbrëmë nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Fadil Vokrri', anglezët shënuan katër gola në fitoren 0:4 ndaj Kosovës, shkruan Zëri.info.

Pas ndeshjes, Harry Maguire, mbrojtësi i Manchester United i ka dhuruar një tifozi fanellën e tij.

Në këtë ndeshje, Anglia ishte mikpritur mjaft mirë nga publiku vendas.

Madje gjatë himnit të Anglisë, tifozët kosovarë kanë mbajtur flamuj të tyre në duar.

Ndryshe, Kosova u mposhtë mbrëmë nga Anglia me rezultat 0:4 në ndeshjen e vlefshme për grupin A.

Anglia është kualifikuar në 'Euro 2020', derisa Kosova synon ta bëjë një gjë të tillë nga Liga e Kombeve./Zëri.info